Lista e kanaleve me Dreamboxedit

Materiali nga J.L.K

Lista ne dreambox

Një nga të mirat e dekoderit dreambox janë listat e kanaleve.
Me anë të programeve që lehtësisht instalohen dhe janë shumë të thjeshta në përdorim mund të krijohen grupime, ndarje etj nga përdoruesit e thjeshtë. P.sh. DreamBoxEdit apo EnigmEdit.


Duke qënë që dreammultimedia(dreambox) ka një supremaci ndaj marrësve të tjerë linux, ka dhe një shumëllojshmëri listash që hartohen dhe përditësohen nga njerëz apo skuadra të ndyshëm.
Tani unë preferoj listën e vhannibal, si dhe programin DreamBoxEdit. Marrësi që unë kam është dm500s(që do të thotë është Enigma1).


1.Shkarkoj(download) ketu listën për E1(zakonisht atë me motor).
2.E Çpaketoj(Unzip) listën.
3.Hap DreamBoxEdit.
4.Klikoj tek "options" del nje tabele ku tek "Profiles" fus ip e dm tim tek "IP address of Dreambox". Kujdes tek "Password of Dreambox" zakonisht pass është dreambox por nëse përdorni imazh sifteam pass është sifteam.
5.Shtyp save.
6.Klikoj "Open" dhe hap listen qe kam çpaketuar. Shtyp OK.
7.Pasi hapet lista, djathtas ekranit, tek "Boquets" klikoj me te djathten e mousit dhe zgjedh "Insert a new boquet". Tani u krijua nje "boquet" i ri që ndodhet në fund të listës së "boquets".<new user bouquet>.
8.Klikon me të djathtën tek <new user bouquet> dhe zgjedh "rename boquet" dhe i vendos emrin që dëshiron p.sh. "Top Shqiptare".
9.E zgjedh këtë boquet të ri "Top Shqiptare" me një klik me të majtën e mousit dhe e "rrëshqet" deri në pozicionin që dëshiron, p.sh. para "Top Italia".
10.Në këtë boquet të ri fut kanalet shqiptare që ndodhen majtas, ose me copy/paste nga boquet DigitALB dhe Tring.
11.Ben "save"
12.Shtyp "FTP" pastaj, "Send Files to Dreambox"
13.Pret sapo procesi te mbaroje.
14.Rindez (Restart) dm.
Dhe listen e ke ne dm.
Kete procedure e ben vetem nje here.


Nqs lista e kanaleve ndryshon siç ndodh rendom veprohet keshtu.
Perserit hapat: 1, 2, 3 pastaj 6
Mandej vazhdon:
A. Klikon "Import" dhe zgjedh "import user boquet"
B. Hap kartelen(folder) ku ke ruajtur listën e mëparshme.
C. Hapet nje tabelë dhe zgjedh "uncheck all"
D. Pastaj zgjedh (check) boquet që ka emrin që ke vendosur, në këtë rast "Top Shqiptare"
E. Shtyp "process"
F. Mbasi procesi mbaron shtyp "Save"
Pastaj perserit hapat: 12, 13, 14.
Dhe ne marresin dm ke nje liste te perditesuar.

Shikim te kendshem!